U organizua nga Shoqata për Autonomi Vendore në Vlorë, mbyllet me sukses Sessioni i Dytë i Trajnimeve për “Projektet e Investimeve Kapitale në Infrastrukturë”

Përmbyllet me sukses Sessioni i Dytë i Trajnimeve për “Projektet e Investimeve Kapitale në Infrastrukturë” organizuar nga Shoqata për Autonomi Vendore në Vlorë, me pjesëmarrjen e ekspertëve nga: Bashkia Vlorë , Bashkia Gjirokaster , Bashkia Himarë , Bashkia Sarande , Bashkia Finiq , Bashkia Tiranë si dhe ekspertë nga UK Vlore , UK Gjirokaster dhe Ujesjellesi Himare

Pjesëmarrësit ndanë përvoja të vlefshme dhe forcuan aftësitë e tyre për menaxhimin dhe zbatimin e projekteve madhore në infrastrukturën e furnizimit me ujë duke marrë njohuri mbi:

Si të përgatitet një projekt kapital që plotëson standardet më të larta.

Zhvillimi i elementëve të nevojshëm për projekte të qëndrueshme.

Menaxhimi i suksesshëm i të gjitha fazave të një projekti, nga fillimi deri në përfundim.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Regional Capacity Development Network” (#RCDN), i mbështetur nga NALAS dhe financuar nga #GIZ, i fokusuar në zhvillimin e kapaciteteve të shoqatave të pushtetit vendor, shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve dhe anëtarëve të tyre në Ballkanin Perëndimor.

#SHAV Faleminderon të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin!

#Bashkeperkomunitetin

keyboard_arrow_up