Kongresi i Këshillit të Evropës, Sesioni i 48-të! Moment kyç për forcimin e demokracisë lokale dhe rajonale në të gjithë Evropën

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1054280870065234&set=pcb.1054378186722169&locale=sq_AL

Kongresi i Këshillit të Evropës – Sesioni i 48-të

Sesioni i 48-të i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale po zhvillohet në Këshillin e Evropës! Një moment kyç për forcimin e demokracisë lokale dhe rajonale në të gjithë Evropën.

Shqipëria merr pjesë në këtë sesion përmes Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë, e përfaqësuar nga Kryetaret e Bashkive Z.Sotiraq Filo

Zj.Majlinda Bufi, Zj.Juliana Memaj, Drejtoreshën Ekzekutive Zj. Adelina Farrici dhe delegaten rinore @Maylinda Bajramj.

Temat kryesore të diskutimit përfshijnë:

Demokracinë lokale dhe pjesëmarrjen qytetare

Qeverisjen e mirë dhe autonominë vendore

Të drejtat e njeriut në nivel lokal

Zhvillimin e qëndrueshëm dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike

Zj. Majlinda Bufi mbajti një fjalë mbi gratë në politikë dhe rolin e tyre në qeverisjen vendore, duke theksuar nevojën për mbështetje më të madhe dhe akses më të gjerë për gratë që angazhohen në politikë!

Me liderë vendorë dhe rajonalë nga e gjithë Evropa, ky sesion është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe politikave për një qeverisje më të mirë, më të përgjegjshme dhe më të qëndrueshme.

Për më shumë informacion, klikoni këtu: Linku i eventit

#Congress48 #Democracy #LocalGovernance #CouncilOfEurope #Albania #shoqatakombetareebashkiveteshqiperise

keyboard_arrow_up