Jemi të kënaqur të ndajmë lajmin e suksesit të kursit online “Hartëzimi Social LNOB dhe Politikbërja e bazuar në Dëshmi”, të zhvilluar nga SHKB në bashkëpunim me NALAS e-Academy, në kuadër të projektit “Bashkëpunimi rajonal për përfshirje më të mirë sociale në nivel lokal”, i zbatuar nga NALAS në bashkëpunim me GIZ.
Ky kurs intensiv u mbajt online me 32 pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, përfaqësues të administratës së pushtetit vendor dhe ekspertë në fushën e kërkimeve dhe analizave sociale.
Gjatë katër javëve të trajnimit, pjesëmarrësit u njohën me modulet e mëposhtme:
• Moduli 1: Menaxhimi i diversitetit, Barazia Gjinore, Përfshirja Sociale, Politikat Gjithëpërfshirëse, Axhenda 2030 dhe Objektivat e Zhvillimit të qëndrueshëm (SDG), parimi Askush të mos mbetet pas (LNOB) dhe Harta Sociale;
• Moduli 2: Metodologjia e Hartës Sociale LNOB;
• Moduli 3: Zhvillimi i Raporteve të Hartave Sociale;
• Moduli 4: Vendimmarrja e bazuar në dëshmi;
Ky kurs u pasua edhe me një webinar shtesë, duke u ofruar pjesëmarrësve një mundësi për të thelluar njohuritë dhe për të adresuar pyetje specifike duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të përgjegjësive dhe shërbimeve të ofruara nga profesionistët e qeverisjes vendore në fushën e përfshirjes sociale.
Në përfundim të kursit pwrfaqwsuesit e NJQV-ve u pasuruan me aftësi mbi implementimin e procesit të bërjes së politikave të bazuara në dëshmi, duke përdorur të dhënat e grumblluara nga harta sociale LNOB.
Jemi krenarë që ky kurs ishte i disponueshëm në gjuhën Shqipe dhe shpresojmë që njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë këtij trajnimi do të ndihmojnë në përmirësimin e përgjegjësive dhe shërbimeve të ofruara nga profesionistët e qeverisjes vendore në fushën e përfshirjes sociale.





