Shoqata Kombetare e Bashkive te Shqiperise ka përfunduar me sukses procesin e “Hartëzimit Social” në tre bashki të Shqipërisë: Elbasan, Mat dhe Klos. Ky proces, i cili kishte në fokus grupet e margjinalizuara, përfshirë gratë dhe vajzat, është pjesë e projektit “Bashkëpunimi Rajonal për Përfshirje më të Mirë Sociale në Nivel Lokal,” i mbështetur nga NALAS dhe GIZ/ORF.
Fokusi i Hartëzimit Social për secilën bashki dhe kategoritë e tyre shoqërore:
- Bashkia Elbasan: Fëmijët me Aftësi të Kufizuara, duke u përqendruar në mbështetjen e tyre dhe adresimin e nevojave të veçanta.
- Bashkia Mat: Të moshuarit, me fokus në vlerësimin e nevojave specifike dhe sfidave që hasin ata në jetën e përditshme.
- Bashkia Klos: Personat me Aftësi të Kufizuara, përfshirë të gjitha grupmoshat, për të siguruar mbështetje të plotë dhe gjithëpërfshirëse.
Ky proces ka ofruar një analizë të detajuar që ndihmon në kuptimin më të mirë të nevojave dhe sfidave me të cilat përballen këto grupe në komunitetet e tyre. Si rezultat, është krijuar një bazë të dhënash e vlefshme, e cila do të përdoret për të përmirësuar politikat dhe shërbimet sociale në nivel lokal.
Rezultatet dhe Synimet Kryesore të Studimit vijojnë si, më poshtë:
- Zhvillimi i strategjive më efektive për përfshirjen sociale.
- Përmirësimi i cilësisë së jetës për grupet vulnerabël, përfshirë fëmijët, personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit.
- Sigurimi që çdo individ në këto kategori të marrë mbështetjen e duhur dhe të drejtën e barazisë në shërbime sociale.
Për më shumë detaje dhe për të lexuar dokumentin e plotë të studimit, klikoni në linkun e mëposhtëm:





