SHKB merr pjesë në Workshop-in Aleanca e Grave Këshilltare

SHKB mori pjesë sot në Workshop-in “Aleanca e Grave Këshilltare”, organizuar nga Helvetas me mbështetjen e Ambasadës Zviceriane në kuadër të projektit Bashki të Forta (BtF) dhe me pjesëmarrjen e përfaqësueseve gra të përzgjedhura në nivel kombëtar për të folur mbi prioritetet e Aleancës, perspektivën kombëtare dhe lokale si dhe për të përcaktuar planin e punës për periudhën 2024-2027.

Zj. Sabine Piccard, përfaqësuese e SADC-së në fjalën e saj përshëndetëse theksoi rëndësinë e mbështetjes së dhënë nga Ambasada Zviceriane në krijimin e Alenacës si një shtysë për të forcuar zërin e grave në të gjitha drejtimet me qëllim arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.

Kryetarja e Bashkisë Durrës, Zj. Emiriana Sako dhe Kryetarja e Bashkisë Lushnje, Zj. Eriselda Sefa të ftuara në këtë event folën për eksperiencën e tyre në bshkitë respektive.

Zj. Sako evidentojë nevojën për koordinim të grave këshilltare me kryetaret e bashkive përsa i përket elementit të gjinisë për të cuar përpara agjendën e barazisë gjinore me qëllim motivimin e grave për t’u bërë pjesë e politikbërjes, ndërsa Zj. Sefa tha se tashmë bashkitë kanë një buxhet të dedikuar për trajnimin e stafit në lidhje me problematikat me element gjinor me synim ofrimin e një shërbimi sa më cilësor për komunitetin.

Ndër të tjera, Zj. Adelina Farrici, Drejtoresha Ekzekutive e SHKB shtoi se përfaqësimi në nivel këshillash bashkiak ka arritur barazinë gjnore dhe gjithashtu sot kemi tetë gra kryetare përfaqësuese të pushtetit lokal, duke treguar se gratë i’a dalin duke konkuruar në mënyrë të barabartë me burrat dhe duke mundësuar kështu krijimin e një ambienti për të zhvilluar ambicjet e grave në drejtim të përfshirjes në politikëbërje.

Zj. Farrici lancoi gjithashtu edhe krijimim e Aleancës së Grave Kryetare duke theksuar se bashkimi i forcave të të tre alencave do të conte në ndryshime rrënjësore në drejtim të barazisë gjinore.

Ky workshop pati një rëndësi të vecantë pasi u zhvilluan edhe zgjedhjet e Kryesisë së Aleancës së Grave Këshilltare të cilat do të lobojnë dhe advokojnë për llogari të të gjitha grave në nivel kombëtar duke e shndërruar zërin e tyre në një jehonë si një nga shtyllat kryesore të shoqërisë dhe të edukimit të së ardhmes.

keyboard_arrow_up