Më datë 30-31 Maj 2024, SHKB organizoi në Tiranë trajnimin Learning Cluster me temën “Shërbimet komunitare ditore në nivel lokal”. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Bashkëpunimi Rajonal për Përfshirje më të Mirë Sociale në Nivel Lokal”, mbështetur nga NALAS (Rrjeti i Shoqatave të Autoriteteve Vendore) dhe GIZ/ORF (Fondet e Hapura Rajonale për Evropën Juglindore).
Projekti SORI III synon të mbështesë pushtetin lokal dhe shoqatat e pushtetit lokal në Shqipëri, Serbi, Bosnjë & Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë në forcimin e kapaciteteve për zhvillimin dhe zbatimin e përfshirjes sociale dhe ekonomike të grupeve vulnerabël, politikat dhe praktikat në zbatim të Agjendës 2030 në përputhje me parimin e Kombeve të Bashkuara “Leave No One Behind”.
Shoqata në këtë trajnim ka përfshirë Drejtues të Shërbimeve Sociale dhe Specialiste të Bashkive Mat, Elbasan, Lezhë, Librazhd, Kukës, Tiranë, Himarë dhe Klos, si dhe përfaqësues nga OJF-të që ofrojnë shërbime sociale në komunitet.
Shoqata në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme të Bashkive, po i asiston ato në ndërtimin e planeve të aktiviteteve sociale, për ngritjen e shërbimeve të reja, angazhimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit për çështjet e grupeve vulnerabël. Në trajnim u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe menaxhimin e qëndrueshëm financiar të shërbimeve të kujdesit ditor dhe shërbimeve lëvizëse.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte ndarja e eksperiencave dhe qasjeve të suksesshme me fokus të drejtat sociale, ekonomike dhe kulturore të grave dhe vajzave, fëmijëve dhe të rinjve, të moshuarve, personave me aftësi të kufizuara dhe pakicave, duke siguruar pjesëmarrjen e tyre të barabartë në shoqëri.
Temat e diskutuara në këtë trajnim ishin:
1. Shërbimet Komunitare Ditore në Qendrat Multidisiplinare në Nivel Lokal “Nga Teoria në Praktikë”
2. Parimet që Udhëheqin Shërbimet e Bazuara në Familje dhe Komunitet
3. Klasifikimi i Shërbimeve të Kujdesit Shoqëror
4. Politikat dhe Projektimet Ligjore për Funksionimin e Shërbimeve Komunitare
5. Shërbimet e Kujdesit Ditor si Kontribut në Arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Nivel Lokal
6. Fuqizimi i Familjes
7. Promovimi i Shëndetit dhe Mirëqenies për Moshën e Tretë
8. Mbështetje Edukative për Arsimin Cilësor dhe Gjithëpërfshirës
Shoqata vazhdon të mbështesë bashkitë me trajnime dhe aktivitete sociale edhe pas draftimit të Hartëzimit Social në disa bashki. Kjo mbështetje do të pasohet me aktivitete të tjera, të cilat janë pjesë e ciklit të grupeve mësimore, me fokus në shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave positive. Synimi i SHKB ështe të ndërtoje metodologji vendore të cilat përmirësojnë cilësinë e shërbimeve sociale dhe sigurojnë që të gjithë anëtarët e komunitetit, veçanërisht ata që janë më të cënueshëm, të marrin mbështetjen dhe kujdesin që u nevojitet.
Shoqata do vijojë me mbështetjen dhe fuqizimin e kapaciteteve të bashkive për të ofruar shërbime sociale në standardet e kërkuara.





