Trajnim intensiv dyditor, përfundon me sukses Workshop-i për Strategjinë, Politikat dhe Rregulloren e Njësisë së Trajnimit të SHKBSH-së

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1056013419891979&set=pcb.1056024983224156&locale=sq_AL

Përfundoi me sukses Workshop-i për Strategjinë, Politikat dhe Rregulloren e Njësisë së Trajnimit të Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë!

Më 27-28 Mars, në ambientet e Xheko Imperial, Tiranë, Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë zhvilloi një trajnim intensiv dhe bashkëpunues me pjesëmarrjen e stafit të SHKBSH, përfaqësuesve nga forumet e saj dhe NALAS. Gjatë këtyre dy ditëve, pjesëmarrësit:

U njohën me rëndësinë e Njësisë së Trajnimit dhe rolin e saj në rritjen e kapaciteteve të pushtetit vendor.

Diskutuan dhe dakordësuan mbi elementët kryesorë të Strategjisë dhe Politikat e Njësisë së Trajnimit.

Analizuan sfidat dhe mundësitë për një qasje të qëndrueshme dhe të përshtatshme ndaj trajnimeve në nivel kombëtar.

Ndërtuan një vizion të përbashkët për të ardhmen e trajnimeve, duke u fokusuar në angazhimin e palëve të interesit dhe përdorimin e metodave bashkëkohore.

Krijimi i këtyre dokumenteve strategjike është thelbësor për sigurimin e një qasjeje të strukturuar dhe afatgjatë në zhvillimin e kapaciteteve të pushtetit vendor, duke garantuar cilësi dhe qëndrueshmëri në procesin e trajnimit.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë pjesëmarrësit që kontribuan me përvojën dhe idetë e tyre!

#SHKBSH #Trajnim #Strategji #Politika #Rregullore #PushtetiVendor #ZhvillimProfesional #Bashkëpunim

keyboard_arrow_up