SHKBSH organizon takim mbi strukturën e Planit Tip të Arsimit Parauniversitar, diskutimi shërben si një platformë për ide dhe sugjerime

https://www.facebook.com/photo?fbid=1061011429392178&set=pcb.1061012572725397&locale=sq_AL

Diskutim mbi Planin Tip të Arsimit Parauniversitar dhe Grantit të Performancës

#Shoqata Kombëtare e Bashkive organizoi një takim të rëndësishëm për të diskutuar mbi strukturën e Planit Tip të Arsimit Parauniversitar dhe mundësitë e përfitimit nga Granti i Performancës.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit analizuan dhe reflektuan mbi:

Elementët kyç të Planit Tip dhe rëndësinë e tij në zhvillimin e sistemit arsimor

Përmbushjen e kritereve të vlerësimit dhe standardeve ligjore për të garantuar një plan të mirëstrukturuar

Përmirësimin e strukturës dhe përmbajtjes së planit për të siguruar cilësi dhe efektivitet

Shkëmbimin e praktikave më të mira për një qasje më të qëndrueshme në ofrimin e shërbimeve arsimore

Ky diskutim shërbeu si një platformë për ide dhe sugjerime, duke nxitur një bashkëpunim të hapur dhe konstruktiv midis bashkive, ekspertëve dhe aktorëve të tjerë të përfshirë në arsimin parauniversitar .

Bashkëpunimi sjell zhvillim! Së bashku për një sistem arsimor më cilësor dhe të qëndrueshëm!

Falenderojmë projektin Bashki të Forta për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin në fuqizimin e qeverisjes vendore në fushën e arsimit!

keyboard_arrow_up