https://www.facebook.com/photo/?fbid=1064295309063790&set=pcb.1064298865730101&locale=sq_AL
#Shoqata Kombëtare e Bashkive organizoi javën e kaluar Forumin Social – një ngjarje e rëndësishme që mblodhi bashkë përfaqësues vendorë, profesionistë të fushës dhe aktorë të interesuar për të diskutuar mbi përmirësimin e shërbimeve sociale në Shqipëri.
Gjatë forumit u prezantua dokument strategjik për përmirësimin e shërbimit të kujdesit dhe asistencës në shtëpi – një hap i rëndësishëm për të garantuar mbështetje më të mirë për të moshuarit dhe të rriturit me nevoja specifike shëndetësore.
Po ashtu, pati një fokus të veçantë në Planet Vendore Sociale dhe ato për Barazinë Gjinore, me synimin për të përfituar nga Granti i Performancës – një mundësi për të rritur cilësinë dhe llogaridhënien në ofrimin e shërbimeve sociale.
Çfarë solli ky forum?
Prezantimin e instrumenteve të standardizuara për vlerësimin e statusit funksional të përdoruesve potencialë të kujdesit në shtëpi
Forcimin e Forumit Social si një platformë për bashkëpunim, shkëmbim përvojash dhe ide inovative
Diskutim mbi strategjitë lokale për një qasje më të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të barabartë ndaj qytetarëve
Ky ishte një hap përpara drejt ndërtimit të një sistemi:
më të koordinuar,
më inovativ,
më të ndjeshëm ndaj nevojave të komunitetit
Bashkë për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët tanë!
Ky Aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Bashkëpunimi Rajonal për Përfshirje më të Mirë Sociale në Nivel LokaL” #SoriIII, @Nalas dhe GIZ Albania
#ForumiSocial #ShoqataeBashkive #KujdesSocial #BaraziGjinore #GrantiIPerformances #ShërbimeCilësore #BashkëPërNdryshim #Solidaritet #Inovacion





