https://www.facebook.com/photo/?fbid=1065253192301335&set=pcb.1065268085633179&locale=sq_AL
Sot, Drejtoresha e Shoqatës Kombëtare të Bashkive , znj. Adelina Farrici, priti në mjediset e Shoqatës ekspertët e projektit ‘Bashkimi Evropian për Qeverisjen e Mirë’ #eu4goodgovernance një projekt i financuar nga BE dhe në bashkëpunim me #AMVV.
Diskutimi u përqendrua në përmirësimin e procesit të Konsultimit Publik të bashkive dhe rolit të SHKB në këtë proces, duke theksuar nevojën për një dialog më të qëndrueshëm, transparent dhe efikas mes qytetarëve dhe njësive të vetëqeverisjes vendore, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.
Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë mbetet e angazhuar për të mbështetur çdo nismë që fuqizon demokracinë lokale përmes pjesëmarrjes qytetare në proceset vendimmarrëse, rrit kapacitetet e bashkive dhe përshpejton proceset integruese, ku qeverisja vendore dhe përfshirja aktive e komunitetit lokal luajnë një rol kyç.





