https://www.facebook.com/photo?fbid=1066135615546426&set=pcb.1066136568879664&locale=sq_AL
Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë organizoi sot një takim online me anëtarët e Komitetit Drejtues të Forumit Social dhe Aleancës së Grave Kryetare dhe Këshilltare , me fokus diskutimin e draft-projektligjit “Për Barazinë Gjinore”.
Takimi u karakterizua nga një dialog konstruktiv dhe profesional, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes aktive të pushtetit vendor në proceset legjislative që ndikojnë drejtpërdrejt në promovimin e barazisë gjinore dhe mbrojtjen e të drejtave të grave në nivel lokal.
Shoqata do të angazhohet për të lobuar që rekomandimet e dala nga ky forum të reflektohen në versionin përfundimtar të projektligjit, duke kontribuar kështu në ndërtimin e një kuadri më gjithëpërfshirës dhe efektiv për barazinë gjinore në Shqipëri





