SHKBSH në konsultim publik me Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për Projektligjin “Për Barazinë Gjinore”

https://www.facebook.com/photo?fbid=1067474205412567&set=pcb.1067474615412526&locale=sq_AL

Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë në konsultim publik me Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për Projektligjin “Për Barazinë Gjinore”

Pas shqyrtimit të draftit dhe konsultimit me bashkitë #SHKBSH paraqiti sot rekomandime konkrete për të forcuar rolin e pushtetit vendor në zbatimin efektiv të parimeve të barazisë gjinore në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Disa nga propozimet kryesore përfshijnë:

Përfaqësim të ShkBSh-së në Këshillin Kombëtar për Barazinë Gjinore

Raportim dhe kontroll periodik nga bashkitë për zbatimin e legjislacionit

Sigurimin e përfaqësimit të barabartë gjinor (30–50%) në strukturat vendimmarrëse

Mbledhje dhe raportim të të dhënave gjinore në nivel vendor

Trajnime të detyrueshme për stafet vendore mbi barazinë gjinore

Barazia gjinore nuk është vetëm një objektiv, por një angazhim konkret për një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

Pushteti vendor ka një rol kyç për ta bërë këtë realitet të prekshëm për çdo qytetar!

Falenderojmë projektin Bashki të Forta për mbështetjen e vazhdueshme!

#BaraziGjinore #PushtetiVendor #ShoqataeBashkive #BashkëPërBarazi #QeverisjeLokale

keyboard_arrow_up