Mbahet Konferenca Rajonale për Përfshirje Sociale dhe Integrim në BE, merr pjesë edhe SHKBSH

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1071492695010718&set=pcb.1071492858344035&locale=sq_AL

SHKBSH merr pjesë në Konferencën Rajonale për Përfshirje Sociale dhe Integrim në BE

SHKBSH mori pjesë në Konferencën Rajonale të organizuar në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të NALAS, ku u diskutua gjerësisht roli i qeverisjes vendore në promovimin e përfshirjes sociale dhe në avancimin e procesit të integrimit në Bashkimin Europian .

Fokus kryesor i diskutimeve ishte rëndësia e politikave të bazuara në të dhëna për të ndërtuar shërbime më efektive për qytetarët, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe afrimin e rajonit me standardet e BE-së.

U theksua gjithashtu nevoja për më shumë mbështetje për bashkitë, që të jenë aktorë të ndryshimit dhe të përfitojnë nga mundësitë që ofron procesi i zgjerimit të BE-së.

SHKBSH mbetet e përkushtuar për të fuqizuar rolin e bashkive shqiptare në këtë rrugëtim të përbashkët europian!

#SHKBSH #QeverisjeVendore #PërfshirjeSociale #IntegrimBE #NALAS

keyboard_arrow_up