Projekti SoRI3, SHKBSH mbështet bashkitë për të ndërtuar komunitete më gjithëpërfshirëse, të ndjeshme dhe më të përgjegjshme ndaj nevojave sociale

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1073220178171303&set=pcb.1073220718171249&locale=sq_AL

Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë, në kuadër të projektit #SoRI3, ka mbështetur bashkitë për të ndërtuar komunitete më gjithëpërfshirëse, më të ndjeshme dhe më të përgjegjshme ndaj nevojave sociale.

Nëpërmjet platformës E-Learning të NALAS, përfaqësues të bashkive kanë ndjekur trajnime me përmbajtje të orientuar drejt veprimit lokal, për tema si:

Qeverisja e migracionit në nivel vendor

Hartëzimi social dhe politikëbërja e bazuar në dëshmi

Komisioneri i Minoriteteve etj.

Këto njohuri janë përkthyer në praktikë përmes Learning Cluster, ku pjesëmarrësit kanë ndërtuar së bashku ide konkrete për shërbime sociale me ndikim të drejtpërdrejtë në komunitet nga të cilat mund të përmendim:

Bashkinë Elbasan – Fëmijët me aftësi të kufizuara përfituan nga art-terapia dhe muzikoterapia, ndërsa prindër e mësues janë trajnuar për ofrimin e një mbështetjeje gjithëpërfshirëse.

Bashkinë Mat – Të moshuarit morën ndihmë në shtëpi dhe gratë e moshuara u angazhuan në aktivitete sociale dhe promovimin e punimeve artizanale.

Bashkinë Himarë – Prindër dhe mësues janë trajnuar për të mbrojtur fëmijët nga cyberbullying, me mbështetje nga psikologë dhe ekspertë të IT-së.

Si dhe Hartëzimin social në Bashkitë Elbasan, Mat dhe Klos duke ndihmuar në identifikimin e nevojave imediate dhe në planifikimin e shërbimeve efektive dhe të synuara.

#SoRI3 #ShoqataeBashkive #HartëzimSocial #PërfshirjeSociale

keyboard_arrow_up