Finalizohet përgatitja e Planit Strategjik dhe Rregullores së Njësisë së Trajnimit, hap i rëndësishëm për forcimin institucional dhe profesional të SHKBSH-së

https://www.facebook.com/photo?fbid=1087321993427788&set=pcb.1087322283427759&locale=sq_AL%C2%A0%C2%B7

Me kënaqësi ju njoftojmë se Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë ka finalizuar përgatitjen e Planit Strategjik dhe Rregullores së Njësisë së Trajnimit një hap i rëndësishëm për forcimin institucional dhe profesional të Shoqatës!

Këto dokumente, të hartuara në kuadër të projektit #RCDN, financuar nga #GIZ dhe me mbështetjen e #NALAS, përfaqësojnë një bazë të fortë për zhvillimin afatgjatë të Shoqatës dhe për ofrimin e trajnimeve cilësore dhe të qëndrueshme për bashkitë anëtare .

Plani Strategjik përcakton drejtimet prioritare dhe objektivat për forcimin e rolit të Shoqatës në mbështetjen e bashkive dhe përfaqësimin e interesave të tyre.

Rregullorja e Njësisë së Trajnimit siguron funksionimin e strukturuar dhe efikas të trajnimeve për stafet e bashkive, duke u fokusuar në nevojat reale dhe kapacitetet vendore.

Këto zhvillime janë një hap konkret drejt profesionalizimit të mëtejshëm dhe ndërtimit të një Shoqate më efektive, më të qëndrueshme dhe më pranë bashkive!

#SHKBSH #RCDN #GIZ #NALAS #ZhvillimStrategjik #Trajnime #QeverisjeVendore #ForcimInstitucional #BashkitePerparojne

keyboard_arrow_up