https://www.facebook.com/photo/?fbid=1191103369693806&set=pcb.1191102489693894&locale=sq_AL
#Gjithmonë Në mbështetje të bashkive në procesin e integrimit!
srSenpootd8ul11ylc05agtai33a425ahhuMglh71hc1cma5 1laic7i6hc1 ·
Së bashku me kryetaren e Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë, Adelina Farrici, përfaqësuesin e NALAS, Elton Stafa, përfaqësuesin e shoqatës për Bashki të Forta, Artan Rroji, ekspertë të çështjeve të BE, Vanja Starovlah dhe Darko Mrvaljevic si dhe disa kryetarë të bashkive të vendit në takimin konsultativ në kuadër të përgatitjeve për mbledhjen e parë të Komitetit të Përbashkët Konsultativ Shqipëri – Komiteti Evropian i Rajoneve që do të mbahet në Bruksel.
Në takim diskutuam mbi agjendën e takimit të parë të KPK Shqipëri – Komiteti i Rajoneve, prioritetet dhe sfidat kryesore që Shqipëria do të prezantojë si dhe mesazhet kryesore që do të përcjellë delegacioni shqiptar. KPK janë thelbësore për zgjerimin efektiv të Bashkimit Evropian. Ato përgatisin përfaqësuesit lokalë dhe rajonalë për kërkesat e anëtarësimit në BE dhe mundësojnë që zëri i autoriteteve lokale dhe rajonale të dëgjohet.
Së bashku me disa kryetarë të tjerë bashkish, jemi anëtarë të KPK së Shqipërisë që do të zhvillojë mbledhjen e tij të parë në Bruksel në fund të këtij muaji. Përfitimet kryesore të pjesëmarrjes në KPK janë shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira me kolegët e BE, ndërtimi i partneriteteve të qëndrueshme për projekte dhe iniciativa të përbashkëta, përgatitja për pjesëmarrje në rrjetet mbarë evropiane, kuptimi i implikimeve praktike të politikave të BE-së në nivel vendor.





