https://www.facebook.com/photo/?fbid=1102343201925667&set=pcb.1102356685257652&locale=sq_AL
Sot u zhvillua takimi i parë i Komitetit të Përbashkët Konsultativ (JCC) mes Komitetit të Rajoneve të BE-së dhe Delegacionit të Qeverisjes Lokale dhe Rajonale në Shqipëri.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe vlerësimit të ndikimit të politikave të BE-së në nivel vendor, duke përfshirë perspektivat lokale dhe rajonale në procesin e integrimit europian.
Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë (SHKBSH) ka luajtur një rol thelbësor si koordinuese e anëtarëve të saj në këtë proces, duke siguruar përfaqësim të denjë dhe të strukturuar të bashkive shqiptare në JCC.
Delegacioni shqiptar i bashkive në JCC përfaqësohet nga: z. Gledian Llatja; z. Fisnik Qosja; znj. Emiriana Sako; z. Albert Melyshi ; znj. Eriselda Sefa; z. Flamur Golemi si dhe anëtarët zëvendësues z. Erion Isai; znj. Festime Mjeshtri ; znj. Alma Hoxha; z. @HillCurri dhe z. Albert Malaj
Ky forum synon:
Vlerësimin e impaktit të politikave të BE-së në territor,
Nxitjen e dialogut të drejtpërdrejtë mbi zhvillimet politike në BE,
Përfshirjen aktive të bashkive shqiptare në rrjetet evropiane të qeverisjes vendore.
#JCC #SHKBSH #BashkiPerIntegrim #QeverisjeVendore #BashkepunimNderkombetar #BEShqipëri
@BashkiaMirdite





