https://www.facebook.com/photo/?fbid=1102954631864524&set=pcb.1102954955197825&locale=sq_AL·
Decentralizimi në Veprim – Një temë kyçe për #EnlargementDays!
Në kuadër të rrugëtimit europian të Shqipërisë, decentralizimi luan një rol thelbësor për ndërtimin e institucioneve vendore funksionale, të afërta me qytetarët dhe të përafruara me standardet e BE-së.
Pala Shqiptare u përfaqësua në panel nga z. Gledian Llatja, Kryetari i Bashkisë Elbasan i cili ndër të tjera tha:
“Që prej Reformës Territoriale të vitit 2015, janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për forcimin e pushtetit vendor. Strategjia Kombëtare për Decentralizimin 2023–2030 shënon një angazhim të qartë për një qeverisje vendore më efikase, gjithëpërfshirëse dhe të barabartë në të gjithë territorin.
Katër bashki janë përfshirë në një projekt pilot për decentralizimin horizontal dhe matjen e performancës së tyre – një iniciativë që kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe ofrimin më të mirë të shërbimeve publike.
Megjithatë, sfidat janë të pranishme: delegimi i përgjegjësive nuk është shoqëruar gjithmonë me transferimin e shërbimeve apo burimeve të mjaftueshme financiare. Nevojitet përmirësim i kapaciteteve për të siguruar shërbime cilësore në çdo cep të territorit, veçanërisht në zonat më të thella.”
Forcimi i qeverisjes vendore përmes decentralizimit është pjesë integrale e procesit të anëtarësimit në BE – një projekt i përbashkët që ndërtohet çdo ditë me qytetarët dhe për qytetarët.
#EnlargementDays #Decentralizimi #PushtetiVendor #ShqipëriaNëBE #ReformaTerritoriale #QeverisjeLokale #SherbimeAfërQytetarit #BashkiEuropiane





