https://www.facebook.com/photo/?fbid=1103160898510564&set=pcb.1103165671843420&locale=sq_AL
Në vijim të punimeve të Komitetit të Përbashkët Konsultativ (JCC), diskutimet e kryetarëve të bashkive shqiptare dhanë një kontribut domethënës në reflektimin mbi rolin që kanë bashkitë në proceset integruese dhe përafrimin me politikat e Bashkimit Europian.
Kryetarët z. Gledian Llatja, z. Fisnik Qosja, zj. Emiriana Sako, zj. Majlinda Bufi, zj. Eriselda Sefa, z. Flamur Golemi, z. Erion Isai, zj. Festime Mjeshtri, z. Hill Curri dhe zj. Alma Hoxha theksuan rëndësinë e një përfaqësimi të qëndrueshëm dhe të koordinuar të pushtetit vendor në tryezat evropiane.
Ata ndanë përvoja konkrete nga qytetet që përfaqësojnë, duke evidentuar sfidat dhe mundësitë që vijnë nga angazhimi në procesin e integrimit dhe rëndësinë që ka bashkëpunimi ndërinstitucional për zhvillimin e qëndrueshëm lokal.
Zëri i bashkive në këtë forum është një hap i rëndësishëm për t’i dhënë më shumë peshë vendimmarrjes lokale në përputhje me standardet dhe prioritetet e BE-së.
#JCC #BashkiPerIntegrim #QeverisjeVendore #ShoqataeBashkive #PushtetiVendor #BE #IntegrimiEuropian #ZhvillimLokale #BashkëpunimEvropian #AlbaniaInEurope





