https://www.facebook.com/photo/?fbid=1103649125128408&set=pcb.1103650118461642&locale=sq_AL·
Në kuadër të punimeve të Komitetit të Përbashkët Konsultativ (#JCC), delegacioni i qeverisjes vendore nga Shqipëria pati kënaqësinë të pritej edhe nga Ambasadori i Shqipërisë në Belgjikë, z. Ferit Hoxha , i cili vlerësoi rëndësinë e këtij forumi për integrimin europian të vendit tonë dhe për përfshirjen aktive të pushtetit vendor në këtë proces.
Në fjalën e tij, Ambasadori theksoi se JCC është një mekanizëm i rëndësishëm që forcon bashkëpunimin ndërinstitucional dhe sjell perspektivën vendore në procesin e anëtarësimit në BE duke shërbyer si një platformë për dialog të drejtpërdrejtë, ku mund të vlerësohet ndikimi i politikave të BE-së në terren dhe të promovohet angazhimi i bashkive në zhvillimet evropiane.
Ambasadori nënvizoi gjithashtu se përfshirja e bashkive në rrjetet evropiane të qeverisjes ndihmon në hartimin e politikave që pasqyrojnë realisht nevojat e qytetarëve dhe forcon përafrimin e Shqipërisë me standardet dhe vlerat e BE-së.
Ky takim ishte një dëshmi e angazhimit të përbashkët për ta bërë pushtetin vendor një aktor kyç në rrugën drejt Bashkimit Europian.
#JCC #AmbasadaShqiptare #DiplomaciLokale #BashkiPerIntegrim #QeverisjeVendore #IntegrimiEuropian #PushtetiVendor #ZëriIBashkive #BashkëpunimEvropian #ShqipëriaNëBE





