Konferenca përmbyllëse e projektit EU4ET – Covenant of Mayors for the Western Balkans and Türkiye shënoi një moment të rëndësishëm për përpjekjet rajonale drejt një të ardhmeje të gjelbër dhe të qëndrueshme.
Shqipëria u përfaqësua denjësisht në këtë event përmes:
Znj. Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec, e cila ndau përvojën konkrete të qytetit të saj në zbatimin e projekteve klimatike me ndikim të prekshëm në komunitet. Ajo foli gjatë sesionit “Cities in Action: Real Projects, Real Impacts”, duke vënë në pah shembuj praktikë të veprimeve të bashkive në terren.
Znj. Adelina Farrici, Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë (#SHKBSH), e cila kontribuoi në diskutimin “Stronger Together: Aligning Local and National Efforts”, duke theksuar rolin e bashkive shqiptare dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për përmbushjen e objektivave klimatike.
Ky forum shërbeu si një platformë për ndarjen e përvojave, forcimin e partneriteteve dhe nxitjen e veprimeve konkrete për energji të qëndrueshme dhe klimë në nivel vendor.
#EU4ET #CovenantOfMayors #BashkiPerKlimen #QeverisjeVendore #KlimeDheEnergie #Roskovec #SHKBSH #WesternBalkans #BashkepunimRajonal #GreenTransition





