Takim në Preshevë, bëhen bashkë shqiptarët nga rajone të ndryshme për të theksuar rëndësinë e ruajtjes së identitetit tonë kombëtar

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1121646593328661&set=pcb.1121654016661252&locale=sq_AL

Në Preshevë, gjatë një takimi të përzemërt me Kryetaren e Komunës, znj. Ardita Sinani, Drejtoresha Ekzekutive e Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë Zj. Adelina Farrici së bashku me anëtarët e Shoqatës përfaqësuar nga kryetarët e Bashkia Durres Emiriana Sako, Bashkia Lezhe Pjerin Ndreu, Bashkia Vlorë Ermal Dredha, Bashkia Roskovec Majlinda Bufi, Bashkia Dimal Juliana Memaj, Bashkia Librazhd – Faqja Zyrtare Mariglen Disha, Bashkia Malësi e Madhe @ToninMarinaj dhe Bashkia Patos @FationDuro për të promovuar gjuhën dhe kulturën shqiptare në “Panairin e Librit”.

Ky organizim i bukur bëri së bashku shqiptarët nga rajone të ndryshme, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së identitetit tonë kombëtar. Aktiviteti u përmbyll me spektaklin “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”, një homazh për misionaren e madhe shqiptare dhe vlerat që ajo përfaqëson.

keyboard_arrow_up