https://www.facebook.com/photo?fbid=1122867949873192&set=pcb.1122869199873067&locale=sq_AL
Startuam ciklin e trajnimeve mbi Menaxhimin e Aseteve Publike në qytetin e Vlorës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga bashkitë e qarkut të Fierit: Bashkia Patos, Bashkia Roskovec, Bashkia Mallakaster, “Bashkia Lushnje” dhe Bashkia Divjakë.
Gjatë dy ditëve intensive trajnimi, pjesëmarrësit u angazhuan në sesione interaktive mbi konceptet, praktikat dhe sfidat e menaxhimit të aseteve publike, me fokus te planifikimi strategjik, mirëmbajtja afatgjatë dhe përdorimi efikas i burimeve.
Ky trajnim është pjesë e programit “Zhvillimi i Kompetencave për Punonjësit e Njësive të Qeverisjes Vendore në Menaxhimin e Aseteve Publike”, në kuadër të projektit “Rrjeti i Zhvillimit të Kapaciteteve Rajonale për Shërbimet e Ujit dhe Kanalizimeve (#RCDN)” financuar nag #GIZ dhe mbështetur nga #NALAS.
Cikli do të pasohet nga edhe dy trajnime të tjera, duke synuar rritjen e kapaciteteve vendore për menaxhimin e qëndrueshëm të aseteve publike.
#RCDN #Trajnim #MenaxhimiIAseteve #QeverisjaVendore #KapaciteteLokale #ZhvillimUrban





