https://www.facebook.com/photo/?fbid=1126063266220327&set=pcb.1126083012885019&locale=sq_AL
Pas ndalesës në Vlorë, cikli i trajnimeve mbi Menaxhimin e Aseteve Publike realizuar ne kuadër të projektit #RCDN financuar nga #GIZ dhe impementuar nga Shoqata Kombëtare e Bashkive (#SHKBSH) vijoi në qytetin e Elbasanit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga: Bashkia Elbasan Bashkia Cerrik – Faqja Zyrtare Bashkia Belsh-Faqja Zyrtare Bashkia Peqin Bashkia Gramsh Bashkia Lezhe Bashkia Librazhd – Faqja Zyrtare Bashkia Prrenjas, Faqja Zyrtare.
Trajnime të tilla janë thelbësore për të forcuar aftësitë profesionale të stafeve të bashkive, duke i pajisur ato me mjete praktike dhe njohuri të standardizuara që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimeve për qytetarët dhe në rritjen e transparencës në përdorimin e aseteve publike.
Në vijim, trajnimet do të vijojnë në Tiranë, ku do të përmbyllet faza rajonale e programit, me synim forcimin e kapaciteteve vendore për një menaxhim të qëndrueshëm, transparent dhe të mirëplanifikuar të aseteve publike.
#RCDN #Trajnim #MenaxhimiIAseteve #QeverisjaVendore #KapaciteteLokale #ZhvillimUrban #Elbasan #NALAS #GIZ





