https://www.facebook.com/photo/?fbid=1135976111895709&set=pcb.1135977745228879&locale=sq_AL
Takimi i Komitetit Drejtues të Financave – një hap i rëndësishëm drejt forcimit të qeverisjes vendore
Javën e kaluar, Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë (SHKBSH) organizoi takimin me Komitetin Drejtues të Financave, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bashkive anëtare të këtij komiteti.
Ky takim kishte si qëllim adresimin e disa prej sfidave më të rëndësishme me të cilat përballet pushteti vendor, përfshirë:
menaxhimin e të ardhurave vendore,
sfidat që lidhen me transfertat nga qeveria qendrore,
si dhe nevojën për një bashkëpunim më të mirë ndërmjet institucioneve lokale dhe qendrore.
Diskutimet ishin të hapura dhe konstruktive, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të koordinuar për të forcuar financat vendore dhe për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SDC) dhe Nalas, si pjesë e angazhimit për të fuqizuar kapacitetet e qeverisjes vendore dhe për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm.
#SHKBSH #KomitetiFinancave #QeverisjeVendore #SDC #FinancaVendore #BashkëpunimNdërinstitucional





