https://www.facebook.com/photo/?fbid=1186581866835133&set=pcb.1186581950168458&locale=sq_AL
Sot, Shoqata Kombëtare e Bashkive mori pjesë në takimin e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për rishikimin e Ligjit Nr. 9669, “Për Masat ndaj Dhunës në Marrëdhëniet Familjare”.
Kjo iniciativë, e mbështetur nga UNDP dhe UN Women , synon të zgjerojë fushëveprimin e ligjit për të adresuar të gjitha format e dhunës me bazë gjinore, përtej kontekstit familjar, duke siguruar përputhshmëri me standardet ndërkombëtare .
Pushteti vendor ka një rol thelbësor në zbatimin e masave mbrojtëse dhe në ofrimin e shërbimeve pranë komuniteteve , ndaj përfshirja e bashkive në këtë proces është kyçe për të garantuar mbrojtje efektive dhe mbështetje të vazhdueshme.





