https://www.facebook.com/photo/?fbid=1194491879377465&set=pcb.1194502022709784&locale=sq_AL
Përmbyllëm sot nga Gjirokastra takimet me grupet e interesit, për të siguruar që Draft-Strategjia e SHKBSH 2026-2030 të reflektojë në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse prioritetet lokale të bashkive të vendit.
Hapi i radhës do të jetë diskutimi i këtij dokumenti në Asamblenë e Përgjithshme të SHKBSH me qëllim jetësimin e saj sa më parë.
Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e Swiss Development & Cooperation [Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim] (SDC) dhe #Nalas, si pjesë e angazhimit për të fuqizuar kapacitetet e qeverisjes vendore dhe për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm.





