Zhvillohet mbledhja e Forumit të Financave Lokale, njihuni me diskutimet mbi Planin e Punës 2025–2026

https://www.facebook.com/photo?fbid=1195471312612855&set=pcb.1195471469279506&locale=sq_AL

SHKBSH organizoi sot mbledhjen e Forumit të Financave Lokale, një hapësirë të rëndësishme për diskutim dhe bashkëpunim mes bashkive mbi çështje kyçe të menaxhimit financiar vendor.

Gjatë takimit u zhvilluan diskutime mbi Planin e Punës 2025–2026, me fokus tek:

të ardhurat vendore

transfertat ndërqeveritare

menaxhimi financiar dhe auditi

Përfaqësuesit e bashkive ndanë përvoja, sfida dhe ide konkrete për të përmirësuar politikat financiare vendore.

Në vijim, përmes punës në grupe u identifikuan prioritetet e bashkive për Buxhetin dhe Paketën Fiskale 2026. Ky proces gjithëpërfshirës kontribuon në forcimin e transparencës, eficiencës dhe vizionit të përbashkët për zhvillimin financiar vendor.

Takimi u mbyll me prezantimin e këtyre prioriteteve, duke vendosur bazat për hapa të qartë drejt një administrimi më të mirë financiar në nivel lokal.

Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e Swiss Development & Cooperation [Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim] (SDC) dhe #NALAS.

keyboard_arrow_up