https://www.facebook.com/photo/?fbid=1196297049196948&set=pcb.1196301015863218&locale=sq_AL
Zhvilluam sot Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë aktivitetin kryesor vjetor të shoqatës në përputhje me statutin e saj.
Në këtë kuadër u prezantua Draft-Strategjia 2026–2030 , që përcakton prioritetet e reja të bashkive me fokus inovacionin , zhvillimin e qëndrueshëm , përfshirjen e komuniteteve dhe integrimin europian
Po ashtu, u lançua Forumi i Migracionit, si një platformë e re bashkëpunimi mes bashkive për të adresuar sfidat dhe mundësitë që sjell ai.
Asambleja miratoi pasqyrat financiare dhe zgjodhi strukturat e reja drejtuese, duke garantuar transparencë dhe funksionim të qëndrueshëm.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve të bashkive dhe krijimit të instrumenteve të reja për zhvillimin lokal dhe përfaqësimin e interesave të qytetarëve të çdo njësie të vetqeverisjes vendore në vend.
Falenderojmë të gjithë anëtarët e Shoqatës, kryebashkiakët e vendit, për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre vleror jo vetëm në Asamblenë vjetore, por për gjatë gjithë veprimtarisë vjetore të SHKBSH.





