Java e Transportit dhe Ndryshimeve Klimatike e organizuar nga GIZ në Berlin, Shqipëria përfaqësohet gjithashtu nga Bashkia Elbasan

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1201562365337083&set=pcb.1201562532003733&locale=sq_AL

#ShKBSH, e përfaqësuar nga Drejtoresha Ekzekutive Znj.Adelina Farrici, pati kënaqësinë të marrë pjesë në Javën e Transportit dhe Ndryshimeve Klimatike, të organizuar nga GIZ në Berlin. Ky event mblodhi bashkë përfaqësues nga vende të ndryshme të Europës, Afrikës dhe Azisë , duke krijuar një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e eksperiencave dhe ideve.

Një nga momentet kryesore të aktivitetit ishte ndarja e praktikave dhe sfidave të përbashkëta mes delegacioneve të vendeve pjesëmarrëse, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për tranzicionin drejt një transporti më të qëndrueshëm dhe më miqësor me mjedisin. Shqipëria u përfaqësua gjithashtu nga Bashkia Elbasan, duke sjellë perspektivën lokale në këtë dialog ndërkombëtar.

Çështjet kryesore të diskutuara përmes trajnimeve dhe sesioneve interaktive përfshinin:

  • Rregullat dhe standardet e tranzicionit të mobilitetit urban, përfshirë përdorimin e makinave eco
  • Zhvillimin e e-transportit dhe e-buses, nga politikat e derisa tek planifikimi dhe implementimi
  • Strategjitë për dekarbonizimin dhe reduktimin e emetimeve
  • Metodologjitë e financimit të projekteve të transportit të gjelbër

Pjesëmarrja në këtë javë kushtuar transportit dhe klimës është një mundësi e vlefshme për ShKBSH për të sjellë praktika të reja, njohuri dhe partneritete që kontribuojnë në zhvillimin e politikave më të qëndrueshme për qytetet tona.

#TransportiQëndrueshëm #NdryshimetKlimatike #ShKBSH #GIZ

keyboard_arrow_up