https://www.facebook.com/photo/?fbid=1206858531474133&set=pcb.1206859368140716&locale=sq_AL
Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë mori pjesë në Forumin V të Kryetareve të Bashkive në Europën Juglindore
Më 1–2 Tetor 2025, në Stamboll, po zhvillohet Forumi i Pestë i Kryetareve të Bashkive në Europën Juglindore, i organizuar nga Rrjeti i Shoqatave të Autoriteteve Vendore të Europës Juglindore (NALAS) dhe Unioni i Bashkive të Marmarasë (MMU).
Forumi mbledh së bashku gra kryebashkiake dhe kryetare të këshillave bashkiakë nga 12 vende të rajonit për të diskutuar mbi:
Forcimin e lidershipit të grave në nivel vendor.
Rritjen e pjesëmarrjes së tyre në qeverisjen vendore.
Rolin e grave në promovimin e paqes dhe barazisë gjinore.
Përshtatjen me agjendat rajonale dhe globale, përfshirë Procesin e Berlinit dhe Agjendën 2030 të OKB.
Shoqata po merr pjesë në këtë forum e përfaqësuar nga Znj. Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec, Zj. Eriselda Sefa, kryetare e Bashkisë Lushnje, Znj. Festime Mjeshtri, Kryetare e Bashkisë Bulqizë dhe Znj. Adelina Farrici, Drejtoreshë Ekzekutive e ShKBSH. Në panelin “Procesi i Berlinit dhe Integrimi në BE – Çfarë do të thotë për Qeverisjen Vendore”, Zj. Sefa theksoi perspektivën e Shqipërisë mbi rolin e pushtetit vendor në procesin e integrimit europian
Ky përfaqësim tregon angazhimin e Shoqatës për të forcuar rolin e grave në qeverisjen vendore dhe për të kontribuar në avancimin e barazisë gjinore në Shqipëri dhe rajon.
#NALAS #MMU #ShoqataeBashkive #WomenMayors #GenderEquality #LocalGovernance #Istanbul2025 #MARUF25 #MARMARAURBANFORUM25





