Takimi i Sekretarëve të Delegacioneve Kombëtare, diskutohet në detaje Sesioni i 49-të i Kongresit

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1214083974084922&set=pcb.1214084180751568&locale=sq_AL

Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë (SHKBSH), e përfaqësuar nga znjAdelina Farrici , Drejtore Ekzekutive dhe njëkohësisht Sekretare e Delegacionit Shqiptar në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës , mori pjesë në takimin e Sekretarëve të Delegacioneve Kombëtare .

Takimi u zhvillua për të diskutuar në detaje Sesionin e 49-të të Kongresit, që do të mbahet në tetor , si dhe për t’u njohur më nga afër me rregullat dhe procedurat që drejtojnë punën e Kongresit.

Në takim mori pjesë edhe z. Mathieu Mori, Sekretar i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, një mbështetës i vazhdueshëm i demokracisë lokale në vendin tonë .

#SHKBSH #LocalDemocracy #CouncilOfEurope #Congress49 #GoodGovernance #Municipalities #DemokraciLokale

keyboard_arrow_up