Ndërtimi i modeleve të qëndrueshme në Arsimin Parashkollor: Konsolidimi i instrumenteve për zbatimin e masave dhe kapitalizimi i praktikave të Bashkive

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1218965463596773&set=pcb.1218984873594832&locale=sq_AL

TAKIMI I FORUMIT TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR

“Ndërtimi i modeleve të qëndrueshme në Arsimin Parashkollor: Konsolidimi i instrumenteve për zbatimin e masave dhe kapitalizimi i praktikave të Bashkive”

Sot, #Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë zhvilloi ditën e parë të punëtorisë të Forumit të Arsimit Parauniversitar, e fokusuar në validimin e 11 masave për përmirësimin e arsimit parashkollor.

Takimi mblodhi përfaqësues të Ministria e Arsimit dhe Sportit, të bashkive, ekspertë të arsimit dhe partnerë të projektit “Bashki të Forta”, të cilët ndanë përvoja, sfida dhe ide për përmirësimin e mëtejshëm të këtyre masave, me qëllim ndërtimin e një sistemi më cilësor dhe gjithëpërfshirës për shërbimin.

Diskutimet e sotme shërbyen për të validuar dhe përmirësuar masat kryesore të arsimit në bashki, si dhe në dhënien e rekomandimeve me qëllim përmirësimin e shërbimit!

Nesër, në ditën e dytë të forumit, do të prezantohen praktikat më të mira të bashkive (raste studimore) që po kontribuojnë në ndërtimin e modeleve të qëndrueshme në arsimin parashkollor.

Ky aktivitet u mbështet nga Projekti Bashki të Forta!

Bashki të Forta është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Embassy of Switzerland in Albania, Swiss Development & Cooperation) dhe Qeverisë së Suedisë (Embassy of Sweden in Tirana) i zbatuar nga Helvetas. Projekti ka si synim kryesor që qytetarët shqiptarë të përfitojnë nga përmirësimi i qeverisjes dhe i shërbimeve në nivel vendor sipas standardeve minimale dhe të përballueshme të miratuara për një sistem të qëndrueshëm në vend.

Embassy of Switzerland in Albania

Embassy of Sweden in Tirana

Helvetas

#SHKBSh#BashkiTëForta #ArsimiParauniversitar #ForumiiArsimit #Qeverisjeemirë #DemokraciaLokale

keyboard_arrow_up