https://www.facebook.com/photo/?fbid=1220724460087540&set=pcb.1220724610087525&locale=sq_AL
Takimi për Anketën Kombëtare për Arsimin Parashkollor 2025
Javën e kaluar, në bashkëpunim me projektin Bashki të Forta, SHKBSH organizoi takimin me Grupin Ndërinstitucional të Punës në kuadër të Anketës Kombëtare për Arsimin Parashkollor në Shqipëri për vitin 2025.
Anketa Kombëtare 2025 përfaqëson një instrument kyç për matjen e përmbushjes së standardeve kombëtare në të gjitha bashkitë e vendit.
Roli i Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë (SHKBSH) në këtë proces është udhëheqës, me synim garantimin e:
koordinimit ndërinstitucional dhe përdorimit sistematik të të dhënave për monitorim dhe planifikim;
orientimit dhe mbështetjes së bashkive në zbatimin e funksioneve të decentralizuara;
forcimit të kapaciteteve dhe përmirësimit të performancës vendore;
promovimit të barazisë territoriale në ofrimin e shërbimeve parashkollore.
Qëllimi i takimit ishte dakordimi për qasjen institucionale dhe metodologjike për realizimin e Anketës 2025, si dhe përcaktimi i hapave të përbashkët për përgatitjen e raportit kombëtar mbi performancën vendore në fushën e arsimit parashkollor.
Të dhënat dhe gjetjet e anketës do të shërbejnë si bazë për matjen e progresit në zbatimin e Strategjisë për Decentralizimin dhe Planit të saj të Veprimit, duke kontribuar gjithashtu në diskutimet për përmirësime ligjore e normative dhe konsolidimin e funksioneve të decentralizuara





