Projekti i ri rajonal SPARK, synohet forcimi i bashkëpunimit ndërmjet shoqatave të bashkive në rajon

#Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë mori pjesë në trajnimin dyditor të nisjes së projektit të ri rajonal SPARK, të organizuar nga @NALAS me mbështetjen e @Giz.

Më 22–23 tetor 2025, përfaqësues të Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë morën pjesë në Kick-off Meeting të projektit të ri SPARK, së bashku me partnerë nga vendet e rajonit.

Projekti SPARK synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet shoqatave të bashkive në rajon dhe të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm lokal përmes inovacionit, përfshirjes dhe shkëmbimit të praktikave më të mira.

Gjatë takimit u prezantuan

konteksti dhe objektivat e projektit,

mënyra e zbatimit dhe ndarja e përgjegjësive mes partnerëve,

paketat kombëtare dhe rajonale të punës,

si dhe hapat e ardhshëm për zbatimin e aktiviteteve.

Takimi u karakterizua nga bashkëpunim i ngushtë, ide të reja dhe energji pozitive, duke shënuar fillimin e një procesi të rëndësishëm për forcimin e rolit të pushtetit vendor në nivel rajonal.

#NAMA#NALAS#GIZ#SPARKProject #LocalGovernments #RegionalCooperation #SustainableDevelopment #LocalAutonomy#TogetherWeSpark

keyboard_arrow_up