https://www.facebook.com/photo/?fbid=1233136598846326&set=pcb.1233139778846008&locale=sq_AL
Në takimin e dytë rajonal në Shkodër, në bashkëpunim me projektin Financat Lokale, #Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë organizoi fokus-grupin teknik me përfaqësues të Bashkive për të diskutuar mbi “Draft Manualin për parashikimin e të ardhurave të veta të njësive të vetëqeverisjes vendore.”
Ky dokument synon të mbështesë bashkitë në parashikimin më efektiv të të ardhurave dhe të përmirësojë procesin e planifikimit financiar vendor, përmes forcimit të kapaciteteve dhe vendimmarrjes mbi baza të dhënash.
Takimi shërbeu si një hap i rëndësishëm drejt përfshirjes së drejtpërdrejtë të bashkive në procesin e përmirësimit të manualit, duke mundësuar shkëmbimin e ideve, përvojave dhe sugjerimeve praktike që do të kontribuojnë në hartimin e një dokumenti gjithëpërfshirës dhe funksional për të gjitha njësitë e vetëqeverisjes vendore.
@Bashkia Mirdite
#SHKBSH #FinancatLokale #MinistriaEFinancave #Bashkitë #QeverisjaVendore #TransparencaFinanciare #ZhvillimiVendor





