https://www.facebook.com/photo/?fbid=1238583694968283&set=pcb.1238585934968059&locale=sq_AL
Në Pardubice
Ku zhvilluam një takim shumë miqësor dhe frytdhënës me Guvernatorin e Rajonit Pardubice, z. Martin Netolický, me të cilin biseduam për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në nivel lokal. Në fokus të diskutimit ishte rëndësia e asistencës dhe fondeve të BE-së , si dhe rritja e kapaciteteve të pushtetit vendor në Shqipëri për përgatitjen, hartimin dhe zbatimin e projekteve të financuara nga fondet e unionit.
Guvernatori shprehu gatishmërinë për të mbështetur Shoqatën Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë dhe bashkitë shqiptare në këtë proces.
Takimet vijuan me Kryetarin e Pardubices, z. Jan Nadrchal, ku shkëmbyem eksperienca mbi qeverisjen vendore dhe modelet e zhvillimit të qëndrueshëm të qyteteve.
Ky cikël takimesh u përmbyll me një rezultat të rëndësishëm: inicimin e procesit të binjakëzimit mes Bashkisë Sarandë dhe Pardubice – duke hapur një perspektivë konkrete bashkëpunimi lokal mes dy qyteteve
Vijojmë me turin e takimeve në Çeki bashkë me kryebashkiakët, ku sot u pritëm nga Kryetari i Distriktit 6 të Pragës, z. Jakub Stárek. Gjatë vizitës u njohëm nga afër me modelet e menaxhimit dhe administrimit të një prej zonave më të zhvilluara të kryeqytetit, si dhe ndamë përvojat mbi proceset në qeverisjen vendore duke shkëmbyer praktika suksesi në shërbimet publike, planifikimin urban dhe zhvillimin ekonomik lokal.
Një aspekt tjetër me interes ishte dhe njohja nga afër me procesin e decentralizimit dhe demokratizimit të qeverisjes vendore në Pragë, si dhe me mekanizmat e transparencës dhe përfshirjes qytetare në vendimmarrje.
Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë
reonSposdt tuaa2tfi6 eu542vm:34N2 1r71 mMP49130m8mbme6o696h4 ·
Bashkë me kryebashkiakë të Shqipërisë nisëm vizitën studimore në Pragë, ku u pritëm në selinë e Shoqatës së Bashkive të Çekisë, për të forcuar bashkëpunimin ndërbashkiak dhe shkëmbimin e praktikave më të mira mes dy vendeve në nivel vendor.
Temat e diskutimi u fokusuan në:
Qeverisja vendore dhe autonomitë funksionale
Financat vendore, grantet dhe investimet
Dixhitalizimi i shërbimeve dhe transformimi SMART
Menaxhimi i mbetjeve dhe ekonomia qarkulluese
Zhvillimi ekonomik lokal, turizmi dhe marketingu territorial
Planifikimi urban dhe mobiliteti
Transparenca
Me synim rritjen e kapaciteteve menaxheriale dhe nxitjen e projekteve konkrete dypalëshe.
Delegacioni i Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë, i përbërë nga Drejtoresha Ekzekutive e SHKBSH, Adelina Farrici dhe 8 kryebashkiakë të vendit, u prit nga Ambasadori i Shqipërisë në Republikën Çeke, Sh.T.Z. Ilir Tepelena.





