Diskutohet roli i bashkive në integrimin europian dhe mbi rëndësinë e çeljes së Kapitullit 22, SHKBSH mbetet një urë lidhëse si dhe mbështetëse e palëkundër e pushtetit vendor

Dje me Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo, Ambasadorin e BE në Tiranë, z. Silvio Gonzato, Sekretarin Ekzekutiv të Dhomës së Rajoneve në Kongres të Këshillit të Evropës, z. Daniel Popescu, kryetarë të bashkive të Shqipërisë, partnerë ndërkombëtarë dhe ekspertë, diskutuam rolin e bashkive në integrimin europian dhe mbi rëndësinë e çeljes së Kapitullit 22.

Në fjalën e saj, Drejtoresha Ekzekutive e SHKBSH, zj. Adelina Farrici, theksoi se mbi 70% e acquis të BE-së zbatohet në nivel vendor—duke vendosur bashkitë në vijën e parë për mjedisin, ujësjellës-kanalizimet, mbetjet, arsimin parashkollor, energjinë dhe planifikimin urban.

SHKBSH mbetet një urë lidhëse si dhe mbështetëse e palëkundër e pushtetit vendor për fuqizimin e bashkive drejt integrimit, shërbimeve cilësore dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

#QeverisjeVendore #IntegrimBE #Kapitulli22 #FondetBE #Bashkitë #QeverisjeEMirë

keyboard_arrow_up