https://www.facebook.com/photo/?fbid=1249145223912130&set=pcb.1249145343912118
Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë javën e kaluar mori pjesë në Konferencën “Climate Resilient Cities” që u zhvillua në Zagreb, Kroaci.
Ky event rajonal ka mbledhur përfaqësues të bashkive nga e gjithë Evropa Juglindore, rrjete rajonale bashkëpunimi, organizata ndërkombëtare dhe institucione publike për të diskutuar mbi planifikimin urban të qëndrueshëm dhe forcimin e qëndrueshmërisë klimatike të qyteteve tona.
Në fokus të diskutimeve ishin:
- Integrimi i qëndrueshmërisë klimatike në mobilitetin urban;
- Zhvillimi i qyteteve inteligjente dhe të qëndrueshme;
- Rritja e bashkëpunimit ndërmjet qyteteve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Agjendës së Gjelbër.
Pjesëmarrja e SHKBSH synon të forcojë më tej kapacitetet e bashkive shqiptare për mobilitet të qëndrueshëm dhe përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike, si dhe të nxisë bashkëpunimin rajonal për qytete më të gjelbra, më të sigurta dhe më elastike ndaj sfidave mjedisore.
#CIVINET #NALAS #NAMA #SustainableMobility #ClimateResilientCities #WesternBalkans #UrbanDevelopment #GreenAgenda





