Takim me Grupin e Monitorimit të Kongresit të Pushteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, forcohet dialogu institucional dhe angazhimi i përbashkët

https://www.facebook.com/photo?fbid=1250041650489154&set=pcb.1250043110489008

Së bashku me Kryetaren e Shoqatës së Bashkive dhe delegacionin shqiptar në Strasburg, zhvilluam një takim të rëndësishëm me Grupin e Monitorimit të Kongresit të Pushteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, në kuadër të vizitës së tyre zyrtare të monitorimit në Shqipëri.

Kongresi, sipas Kapitullit XVIII të Rregullores së tij, kryen vizita periodike për të vlerësuar zbatimin e Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore, ndërsa Komiteti i Monitorimit ndjek nga afër përmbushjen e rekomandimeve dhe ecurinë e reformave në vendet anëtare.

Diskutimet tona u fokusuan mbi:

Zbatimin e Rekomandimeve 468/2021

Reformat e ndërmarra dhe zhvillimet mbi forcimin e demokracisë lokale

Konsultimin me qeverisjen qendrore

Situatën financiare dhe ndarjen e kompetencave

Mbikëqyrjen, pjesëmarrjen qytetare dhe bashkëpunimin ndërkufitar

Menaxhimin e krizave dhe sfidat aktuale të qeverisjes vendore

Takim shumë konstruktiv, që forcon dialogun institucional dhe angazhimin e përbashkët për të avancuar standardet evropiane të vetëqeverisjes vendore dhe rajonale në Shqipëri.

Emiriana Sako

Majlinda Bufi

Juliana Memaj

Sotiraq Filo

keyboard_arrow_up