Moduli i parë i Akademisë së Mobilitetit Urban për Qytete Rezistente ndaj Klimës, të rriten kapacitetet e bashkive shqiptare dhe rajonale drejt qyteteve më të gjelbra

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1250900097069976&set=pcb.1250900197069966 

#SHKBSH mori pjesë në trajnimin e modulit të parë të Akademisë së Mobilitetit Urban për Qytete Rezistente ndaj Klimës, një iniciativë e projektit “Green Agenda – Mbështetja e Ballkanit Perëndimor në Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike”, i financuar nga @BMZ. Ky program synon të fuqizojë kapacitetet e bashkive për mobilitet urban të qëndrueshëm dhe rezistent ndaj ndryshimeve klimatike.

Gjatë sesionit u fokusuam në:

sfidat që ndryshimet klimatike sjellin për sistemet urbane,

zgjidhjet inovative për t’i përballuar ato,

integrimin e qëndrueshmërisë klimatike në planifikimin e mobilitetit,

përgatitjen për situata emergjente,

si dhe hartimin e vizioneve për transport urban të gjelbër dhe rezistent.

Ky trajnim është pjesë e një angazhimi më të gjerë për të rritur kapacitetet e bashkive shqiptare dhe rajonale drejt qyteteve më të gjelbra, më inteligjente dhe më të qëndrueshme ndaj sfidave klimatike.

#UrbanMobilityAcademy #ClimateResilientCities #SustainableMobility #NAMA #NALAS #GIZ #WesternBalkans #GreenCities #UrbanDevelopment

keyboard_arrow_up