https://www.facebook.com/photo/?fbid=1257880599705259&set=pcb.1257882783038374
Forumi i Burimeve Njerëzore – Diskutim mbi projektligjin “Për Nëpunësin Civil”
#Sot, Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë organizoi takimin e parë online të Forumit të Burimeve Njerëzore , një hap i ri për të forcuar bashkëpunimin dhe dialogun ndërmjet bashkive.
Takimi u hap nga Drejtoresha Ekzekutive e #SHKBSH, Znj.Adelina Farrici, e cila theksoi rëndësinë e përfshirjes aktive të bashkive në funksionimin e forumit dhe në procesin e konsultimit për projektligjin e ri “Për Nëpunësin Civil”.
Ekspertja Znj. @Anisa Seferaj prezantoi risitë kryesore të projektligjit, duke u fokusuar vecanërisht te ndikimi në qeverisjen vendore:
Rekrutim më transparent
Vlerësim modern i performancës
Lëvizshmëri më e qartë e stafit
Procedura disiplinore të standardizuara
Përfaqësuesit e bashkive ndanë komente dhe paraqitën sfida të rëndësishme për ruajtjen e autonomisë vendore në menaxhimin e burimeve njerëzore
SHKBSH do të përgatisë një paketë të konsoliduar rekomandimesh për të siguruar që perspektiva e qeverisjes vendore të reflektohet në mënyrë të drejtë dhe të qartë në projektligj.
Ky takim u realizua me mbështetjen e projektit Bashki të Forta, projekt @Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC (Embassy of Switzerland in Albania) dhe Qeverisë së Suedisë (Embassy of Sweden in Tirana), i zbatuar nga Helvetas
#HRForum #BashkiteShqiperise #NepunesiCivil #BashkiteForta #LocalGovernance #AutonomiaVendore #PublicAdministration





