Takimi i parë tematik i Forumit të Ujësjellës-Kanalizimeve, hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit në menaxhimin e ujit dhe ujërave të zeza

Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë , në kuadër të projektit RCDN, financuar nga BMZ & SECO dhe implementuar nga GIZ, zhvilloi sot Takimin e parë tematik të Forumit të Ujësjellës-Kanalizimeve, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në menaxhimin e ujit dhe ujërave të zeza .

Gjatë sesionit u prezantua në mënyrë të detajuar:

Struktura, rolet dhe funksionimi i Forumit të UK-ve të #SHKBSH ;

Dokumenti i Pozicionimit të #SHUKALB , që përfshin objektivat, kontekstin sektorial, sfidat kryesore dhe rekomandimet për ndërhyrje të strukturuara;

Roli i SHKBSH dhe Forumit në mbështetje të politikave kombëtare dhe përmirësimin e shërbimeve publike .

Takimi u mbyll me angazhimin për hapa të përbashkët dhe vazhdim të konsultimeve mbi dokumentin e pozicionimit .

#SHKBSH mbetet e përkushtuar të forcojë rolin e bashkive dhe të kontribuojë në zhvillimin e politikave më efektive për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore .

#UjesjellesKanalizime #LocalGovernance #Municipalities #WaterManagement #CapacityDevelopment #GIZ #BMZ #SECO #RCDN #NALAS #Albania

keyboard_arrow_up