https://www.facebook.com/100064499927895/posts/1262594752567177/?mibextid=rS40aB7S9Ucbxw6v
Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, #Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë zhvilloi sot një aktivitet të dedikuar fuqizimit të grave në lidership të pushtetit vendor në Shqipëri. 

Kjo nismë synon të krijojë një platformë të qëndrueshme bashkëpunimi ndërmjet grave kryetare të bashkive dhe kryetareve të këshillave bashkiake, për të:
Sesionet e takimit patën në fokus zhvillimet e reja ligjore për barazinë gjinore, gjetjet e Barometrit të Barazisë Gjinore në pushtetin vendor, praktikat e mira të bashkive dhe nxitjen e veprimeve të sinkronizuara në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore. 
Drejtoresha Ekzekutive e SHKBSH Z. Adelina Farrici nënvizoi rëndësinë që kjo iniciativë të kthehet në një mekanizëm të përhershëm bashkëpunimi, i cili garanton që zëri i grave në pushtetin vendor të dëgjohet më fort, ndikimi i tyre të rritet dhe vendimmarrja lokale të jetë më përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse në të gjithë vendin. 

Në fjalët përshëndetëse, patëm kënaqësinë të dëgjonim Zj. @Sabine Piccard, Drejtuese për Qeverisjen dhe Shëndetësinë në Embassy of Switzerland in Albania
, e cila theksoi mbështetjen e vazhdueshme ndaj pushtetit vendor dhe përpjekjeve për barazinë gjinore.
Gjithashtu, Zj.Majlinda Bufi, Kryetare e Rrjetit të Grave Kryetare, ndau rëndësinë e këtij rrjeti si mekanizëm që i jep më shumë zë grave në qeverisjen vendore.
Zj.@Megi Fino, Kryetare e Këshillit Bashkiak të Bashkia Tiranë, solli perspektivën e rolit të grave në këshillat vendimmarrës dhe nevojën për rritjen e përfaqësimit të tyre.
Ndërkohë, Zj. @Denisa Qehajaj, Nënkryetare e këshillit Bashkia Kavajë, foli mbi sfidat dhe mundësitë e rritjes së rolit të grave në vendimmarrje vendore.
Falenderojmë me mirënjohje të gjitha drejtueset që ndanë përvoja, ide dhe angazhim për të forcuar lidershipin e grave në qeverisjen vendore. 






