Takim miqësor me Marie Augouy, Menaxhere Programi për Qeverisjen Lokale dhe Rajonale në Delegacionin e BE në Shqipëri. Ja çfarë u diskutua

📣 Sot patëm kënaqësinë të mirëprisnim Znj. Marie Augouy, Menaxhere Programi për Qeverisjen Lokale dhe Rajonale në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, në një takim tejet miqësor dhe të frytshëm 🤝
Diskutuam mbi mundësitë dhe sfidat e pushtetit vendor në rrugën e integrimit europian, si dhe rolin kyç të bashkive në përmbushjen e standardeve të BE-së. 🇪🇺🇦🇱
Në fokus të bisedës ishin:
🔹 forcimi i kapaciteteve vendore
🔹 rritja e bashkëpunimit ndërinstitucional
🔹 mbështetja teknike dhe profesionale për bashkitë
🔹 sfidat praktike të përafrimit me acquis
Faleminderit delegacionit të Bashkimit Europian për dialogun konstruktiv, vizionin dhe mbështetjen e vazhdueshme për qeverisjen vendore në Shqipëri. 🌟
Shoqata Kombëtare e Bashkive mbetet e angazhuar për të thelluar bashkëpunimin dhe për të fuqizuar rolin e bashkive në procesin e integrimit europian.
keyboard_arrow_up