Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë (SHKBSH), në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) organizoi takimin e parë të Forumit të Migracionit dhe Diasporës, së bashku me prezantimin e Platformës Dixhitale të Rrjetit Vendor mbi Migracionin (LNM).
Takimi mblodhi përfaqësues të bashkive nga e gjithë vendi, duke shërbyer si një hapësirë e përbashkët dialogu për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe adresimin e çështjeve të migracionit dhe diasporës në nivel vendor 
.
Gjatë diskutimeve u theksua roli i Forumit dhe i platformës LNM si instrumente kyçe për një qasje të koordinuar, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. SHKBSH riafirmon angazhimin e saj për të mbështetur pushtetin vendor përmes dialogut, ndërtimit të kapaciteteve dhe bashkëpunimit me partnerë kombëtarë e ndërkombëtarë, në funksion të zhvillimit lokal dhe mirëqenies së komuniteteve 






