Rëndësia e qeverisjes vendore në rrugëtimin tonë drejt integrimit europian, Adelina Farrici zhvillon takim me Ambasadorin e Suedisë, Z. Niklas Ström

E nisëm vitin me një bisedë miqësore dhe të sinqertë me Ambasadorin e Suedisë, Z. Niklas Ström mbi rëndësinë e qeverisjes vendore në rrugëtimin tonë drejt integrimit europian 🇪🇺.
Gjatë takimit, Drejtoresha Ekzekutive e SHKBSH-së, Zj. Adelina Farrici, theksoi se Shoqata mbështet bashkitë në forcimin e kapaciteteve institucionale, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e qeverisjes vendore, me fokus qytetarin dhe standardet demokratike 🏛️📊
Falënderojmë Ambasadorin dhe Qeverinë Suedese për mbështetjen e vazhdueshme në drejtim të përmirësimit të demokracisë lokale, forcimit të pushtetit vendor dhe integrimit të vendit 🇸🇪🤝🇦🇱
#Fuqizojmë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave me partnerët tanë si baza për ndërtimin e një pushteti vendor më të fortë dhe më pranë qytetarëve. 💪🏻🌍✨
keyboard_arrow_up