Siguria Kibernetike në Bashki – Një Detyrim, Një Mundësi! Synohet rritja e standardeve të sigurisë në çdo njësi të qeverisjes vendore

🔐 Siguria Kibernetike në Bashki – Një Detyrim, Një Mundësi!
Sot në Vlorë u bëmë bashkë me drejtues të bashkive të vendit në Forumin Rajonal për të diskutuar mbrojtjen e institucioneve tona lokale nga kërcënimet kibernetike. 🛡️💻
Ky forum, i organizuar nga Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë (SHKB) në bashkëpunim me Geneva Centre for Security Sector Governance (DCAF) dhe Autoritetin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike (AKSK), dhe i mbështetur nga UK International Development, synon rritjen e standardeve të sigurisë në çdo njësi të qeverisjes vendore.
Gjatë takimit u diskutuan pika kyçe si:
✅ Detyrimet ligjore që rrjedhin nga ligji i ri për Sigurinë Kibernetike
✅ Ngritja e standardeve dhe vlerësimi i rrezikut, duke marrë si model eksperiencën e Bashkisë Vlorë
✅ Simulime të situatave reale të incidenteve kibernetike për të testuar reagimin tonë institucional
Siguria e të dhënave dhe funksionimi pa ndërprerje i shërbimeve ndaj qytetarëve mbetet prioriteti ynë i përbashkët. Falënderojmë partnerët tanë DCAF, AKSK dhe UK International Development për mbështetjen e vazhdueshme në këtë rrugëtim drejt një qeverisjeje vendore më të sigurt dhe digjitale. 🇦🇱🇪🇺
keyboard_arrow_up