SHKBSH merr pjesë në tryezën “Reforma administrativo-territoriale 2026”, bëhen bashkë përfaqësues të parlamentit, ekspertizës dhe partnerëve ndërkombëtarë

#SHKBSH, e përfaqësuar nga Bashkëkryetarja znj. Emiriana Sako dhe Drejtoresha Ekzekutive znj.Adelina Farrici, morën pjesë në tryezën “Reforma administrativo-territoriale 2026”, organizuar nga @Instituti i Studimeve Politike (ISP), në kuadër të projektit Cluster One, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta.
🗣️ Në tryezë u diskutua nevoja për një reformë të re administrativo-territoriale, si një proces me ndikim të drejtpërdrejtë në organizimin e shtetit, funksionimin e demokracisë vendore dhe zhvillimin ekonomik lokal.
🔎 Debati u fokusua në:
▪️ garantimin e një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës;
▪️ mësimet nga reforma e vitit 2014;
▪️ fuqizimin e pushtetit vendor me kompetenca të qarta dhe burime të mjaftueshme financiare e njerëzore;
▪️ përputhjen e ndarjes territoriale me realitetet demografike dhe zhvillimore;
▪️ ndikimin e reformës në procesin e integrimit europian 🇪🇺.
🤝 Tryeza bashkoi përfaqësues të parlamentit, ekspertizës dhe partnerëve ndërkombëtarë, me fokus ndërtimin e një reforme funksionale, afatgjatë dhe në shërbim të qytetarëve.
keyboard_arrow_up