Lançohet Programi i Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri 2026–2028, forcohet autonomia vendore dhe fuqizimi i rolit të SHKBSH-së

Me rastin e lançimit të Programit të Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri 2026–2028, shprehim mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë Zvicerane ndaj qeverisjes vendore në Shqipëri.
Partneriteti me Ambasadën e Zvicrës dhe përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Swiss Development & Cooperation ka qenë një shtyllë e fortë në:
🔹 forcimin e autonomisë vendore
🔹 rritjen e kapaciteteve të bashkive
🔹 përmirësimin e shërbimeve për qytetarët
🔹 fuqizimin e rolit të Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë (#SHKBSH)
Ky bashkëpunim i qëndrueshëm ka ndikuar drejtpërdrejt në konsolidimin e dialogut institucional, ndërtimin e politikave të bazuara në evidencë dhe avancimin e reformave në nivel vendor.
Një falënderim i veçantë për Embassy of Switzerland in Albania dhe për të gjithë partnerët që kanë besuar dhe mbështetur programe për bashki më të forta dhe shërbime më cilësore për qytetarët.
keyboard_arrow_up